BallinaRegjionaleArrestohen 1 polic dhe 1 mjek nga Skënderaj

Arrestohen 1 polic dhe 1 mjek nga Skënderaj

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Dy persona nga Skënderaj janë arrestuar para rreth dy orëve, pasi u kapën me 10 kilogram drogë.

Lajmin për gazetametro.net e kanë konfirmuar burime të gazetës brenda Policisë së Kosovës.

Të arrestuarit janë Shemsedin Geci dhe Valon Malaj. Geci është nga Skënderaj, dhe deri sot ka punuar si polic hetues për krime të rënda në Policinë Rajonale të Mitrovicës. I arrestuari tjetër, Valon Malaj, është po ashtu nga Skënderaj, dhe punon si mjek në Skënderaj, e i njëjti kishte qenë bashkëpunëtor i Gecit.

Metro merr vesh se polici Shemsedin Gashi ka pasur lidhje të ngushta me policin rreshter, Nexhip Gashi, i cili është arrestuar para disa muajsh në kufirin me Shqipëri dhe iu kishin konfiskuar një sasi armatimi.

Dy të arrestuarit, së bashku edhe me të arrestuarin e mëhershëm Nexhip Gashi, kanë qenë pjesë e një rrjeti të organizuar të trafikimit me narkotik dhe armatim nga Shqipëria, që kalonte nëpër Kosovë, por destinacion kishte Serbinë.

Mësohet se i arrestuari i sontëm, Shemsedin Geci dhe Nexhip Gashi, kanë qenë veteranë të UÇK’së. Të dy kishin pasur pozita të larta në Policinë e Kosovës.
Metro merr vesh se ky operacion është vazhdimësi e pastrimit të Policisë së Kosovës nga pjesëtarë të lidhur me krimin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz