back to top
Wednesday, March 4, 2026
BallinaLajmeArrestimi i Mossit, prokuroria jep detaje

Arrestimi i Mossit, prokuroria jep detaje

Të ngjajshme

Një F-35 izraelit rrëzon një avion luftarak iranian mbi Teheran

Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak...

Eman Rrahmani: Albin Kurti dhe LVV synojnë eliminimin politik të presidentes Vjosa Osmani

Deputeti i PDK-së Eman Rrahmani ka thënë se kryeministri...

Lladrovci: Krenar për Policinë tonë, krenar për rezultatet e punës sonë të përbashkët

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në...

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se, në kuadër të hetimeve intensive dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tre persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Njëri nga të dyshuarit është edhe reperi i njohur me nofkë ‘’Mossi’’, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, veprës penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, si dhe veprës penale ‘’Kanosje’’.

Të dyshuarit janë ndaluar lidhur me një rast të sulmit fizik të dyshuar ndaj gazetarit Burim Pacolli.

Prokurori i shtetit, brenda afatit të përcaktuar ligjor, do të parashtrojë kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz