back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeArrestimi i kameramanit që filmoi xhipat dhe shkollën e vajzave të Osmanit,...

Arrestimi i kameramanit që filmoi xhipat dhe shkollën e vajzave të Osmanit, reagon edhe Prindon Sadriu

Të ngjajshme

Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, ka dhënë një mendimin pas arrestimit të kameramanit të Paparacit.

Kameramani u la për disa orë në stacionin policor, derisa edhe u lirua pasi lajmi u bë publik në media.

Reagimi i plotë i Prindonit:

Fletërrufetë e buzhalistëve, kajtazistëve e mehmetajve nuk janë kritikë, janë cirk i urrejtjes.

Postimet e mbushura me shpifje dhe frikë nuk janë lajme e opinione — janë udhëzime dhe nxitje për dhune edhe ndaj fëmijëve të vegjël. Në të kaluarën jo shumë të largët ato kanë prodhuar pasoja shumë të rënda ndaj viktimave të këtyre fletrrufeve.

Koha e dhunës politike, likuidimeve fizike dhe e justifikimit të dhunës që shpien në to ka kaluar. Kushdo që fërkon duart për një skenar të tillë i bën disfavorin më të madh kauzës tonë për shtet të lirë e demokratik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz