BallinaLajmeArrestimi i aktorit të Stupcave, diçka e dyshimtë ju gjet në veturë

Arrestimi i aktorit të Stupcave, diçka e dyshimtë ju gjet në veturë

Të ngjajshme

Aktori Mensur Safqiu është shoqëruar në polici gjatë mëngjesit të sotëm. Kallxo.com mëson se Safqiu është shoqëruar nën arsyetimin se banorët janë ankuar pasi që ai e kishte bllokuar rrugën njëkahëshe me veturën e tij.

Pas marrjes së informatës, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku më pas është shoqëruar në polici për shkak të mospërfilljes së urdhrave të zyrtarëve policorë.

Kallxo.com mëson edhe se Safqiut i është konfiskuar vetura pasi në të janë gjetur disa lëndë të lëngshme të dyshuara të cilat janë dërguar në laborator për analiza.

Policia në vendin e ngjarjes pas shoqërimit të aktorit Mensur Safqiu. Mensur Safqiu është njëri ndër tre aktorët kryesorë të grupit të njohur të humoristëve kosovarë “Stupcat”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz