BallinaArrestimet nuk e zhbllokojnë Kuvendin

Arrestimet nuk e zhbllokojnë Kuvendin

Të ngjajshme

FSK me ushtrime për ngritjen e gatishmërisë operacionale dhe profesionale

Me qëllim ngritjen e gatishmërisë operacionale dhe përgatitjes profesionale...

Deputeti i LDK’së: Në Kuvend nuk janë vetëm Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Srpska

Deputeti i LDK’së, Ermal Sadiku, ka marrë fjalën sot...

KMLDNj e quan raciste Gjykatën Speciale në Hagë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të...

Arrestohet një person në Prishtinë, iu gjetën 5 kg substancë narkotike

Policia e Kosovës, me njësitet e saj nga Drejtoria...

Paraburgimi i shefes së Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi, dhe kërkimi për arrestim i tre deputetëve të “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, nuk do ta zmbrapsë opozitën nga bllokimi i punës së Kuvendit përderisa nuk anulohet Marrëveshja për Asociacionin dhe ajo për Demarkacionin.

Madje, opozitarët thonë se koalicioni qeverisë ose duhet t’i arrestojë të gjithë opozitarët, ose t’i anulojë marrëveshjet pasi, sipas tyre, në asnjë formë ata nuk do të lejojnë që të ketë normalitet në vend.

Sipas përfaqësuesve të bllokut opozitar, koalicioni qeverisës nuk duhet të thërrasë seanca të reja pa ndonjë marrëveshje politike. Kurse analistët thonë se Qeveria duhet të angazhohet për gjetjen e zgjidhjes e sipas tyre nëse as Qeveria nuk angazhohet për gjetjen e zgjidhjes, në atë rast duhet të reagojë presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.

Zëdhënësi i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Frashër Krasniqi, ka thënë se përmes arrestimit të deputetëve pushteti po mundohet t’ia pamundësojë opozitës kundërshtimin e Marrëveshjes për Asociacionin dhe atë për Demarkacionin. /zeri/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz