Një person është arrestuar në Drenas nën dyshimin për posedim të materialeve me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqtrajtimit seksual të fëmijëve.
Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur më 26.02.2026 rreth orës 11:30, transmeton IndeksOnline.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të lartcekur. Gjatë veprimeve hetimore, si prova materiale janë konfiskuar dy telefona celularë.
Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim./IndeksOnline/