Arrest shtëpiak ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit dhe ish-drejtoreshës së Kadastrës në Gjakovë
dp

Lexo edheErdogan: Po synojmë të organizojmë një takim Trump-Putin, në Stamboll

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për një muaj ndaj katër zyrtarëve komunalë, përfshirë ish-drejtorin e Urbanizmit, A.B., dhe tre të tjerë: E.B., A.L. dhe A.K., për shkak të dyshimit për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Sipas Prokurorisë Themelore në Gjakovë, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë viteve 2018–2019 të pandehurit kanë lejuar parcelime të paligjshme të pronave publike në favor të disa palëve të treta, duke dëmtuar pasurinë e Komunës së Gjakovës dhe të KBI-së.
Ish-drejtori i Urbanizmit, A.B. dhe udhëheqësja e Sektorit Urbanistik, E.B. dyshohet se kanë lëshuar pëlqime të paligjshme për parcelim, ndërsa ish-drejtoresha e Kadastrës, A.L. dhe juristi A.K. dyshohet se kanë tejkaluar kompetencat ligjore duke regjistruar prona në emër të personave të tretë në kundërshtim me ligjin për kadastër dhe të drejtat pronësore.

Lexo edheErdogan: Po synojmë të organizojmë një takim Trump-Putin, në Stamboll
Prokuroria kishte kërkuar paraburgim për të dyshuarit, por gjyqtari i procedurës paraprake, Sulltan Dobraj, vlerësoi se masa e arrestit shtëpiak është e mjaftueshme për këtë fazë të hetimeve.
Të pandehurit do të qëndrojnë në arrest shtëpiak deri më 23 gusht.