BallinaLajmeLajmet e FunditAro Muriçin e duan në Itali e në Francë

Aro Muriçin e duan në Itali e në Francë

Arijanet Muriç pritet të largohet nga Ipswich Town gjatë kësaj vere.

Pasi klubi anglez nuk arriti të mbijetonte në Premierligë, përfaqësuesi kosovar po e mendon largimin.

Dhe, interesimi për portierin shqiptar nga Mali i Zi nuk po mungon.

Për këtë siguron gazetari sportiv, Dominik Schneider, përcjell “Gazeta Express”.

Sipas tij, portierin shtatlartë e pëlqejnë në Itali e në Francë.

Më saktësisht, në Serie A interesim për Muriç ka shfaqur Sassuolo, e cila thuhet se i ka bërë ofertë Ipswichit për gjigantin e portës, ndonëse për momentin nuk ka marrëveshje.

Ndërkohë, interesim për portierin e Kosovës ka shprehur edhe Monaco nga Ligur 1.

Muriç është i hapur t’i dëgjojë ofertat për t’u larguar nga Ipswichi, ndonëse ka kontratë me këtë klub deri në vitin 2028.

Aro i ishte bashkuar këtij klubi në verën e vitit të kaluar nga Burnley /Gazeta Express

- Advertisement -