back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaSportArmando Sadiku kërkohet nga klubi i njohur në Evropë

Armando Sadiku kërkohet nga klubi i njohur në Evropë

Të ngjajshme

Shukri Buja: Çdo fëmijë në Lipjan do të mësojë edhe notin

Kandidati i PDK-së për Lipjanin, Shukri Buja, deklaron se ...

Umtiti merr vendimin e papritur si futbollist

Futbollisti, Samuel Umtiti ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen e tij...

Ismaili flet për Prishtinën: Është jeta jem, shpia jem ku e kam bo familjen

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka thënë...

Osmani pret në takim ambasadorin francez, Olivier Guerot

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur...

Më 11 qershor i shënoi Izraelit dy gola në stadiumin e Haifas dhe pas dhjetë ditësh nga ajo ndeshje historike për Shqipërinë, Armando Sadiku është pranë kalimit te Maccabi Haifa, skuadra që luan në të njëjtin impiant ku Kombëtarja fitoi 0-3.

Sulmuesi kuqezi është një hap larg firmës me klubin 12 herë kampion të Izraelit.

Lajmin e kanë konfirmuar mediat izraelite.

Portali “Ynet.co.il” shkruan se Sadiku ka pranuar ofertën e çmendur të Maccabit dhe është gati të firmosë.

Nga ana tjetër, edhe klubi zviceran i Zurich, që ka kartonin e sulmuesit, është gati ta shesë për një shumë të majme.

Dy golat e shënuar së fundmi me Kombëtaren shtuan oreksin e shumë klubeve evropiane për të marrë bomberin kuqezi, madje nuk munguan as interesimet nga klube gjermane.

Por paratë mund t’u japin një rrjedhë tjetër ngjarjeve dhe një nga motivet se përse elbasanasi është joshur kaq shumë, mësohet se ka qenë një ofertë shumë tunduese financiarisht.

Sipas medias vendëse, sulmuesi ka rënë parimisht dakord me rrogën vjetore dhe mbeten disa detaje sa i përket shumës së kartonit të tij, që varion nga 3 deri në 4 milionë euro.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz