back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeArmand Shkullaku shpjegon pse Edi Rama ka ‘frikë’ Albin Kurtin

Armand Shkullaku shpjegon pse Edi Rama ka ‘frikë’ Albin Kurtin

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Të dy e kanë pranuar se marrëdhëniet mes tyre nuk janë të mira. Por si Edi Rama dhe Albin Kurti janë zotuar se do të kenë marrëdhenie të mirë, pasi nuk përfaqësojnë veten e tyre por dy shtete shqiptare. Megjithatë analisti Armand Shkullaku mendon se Rama duhet të ketë frikë nga Albin Kurti.

“Fitorja e Kurtit është disavantazh për Ramën. Disa tentojnë ta zhvlerësojnë rolin që do të ketë Albin Kurti në të ardhmen. Marrja e fuqisë nga Albin Kurti dhe vendosja e tij në rolin e negociatorit, qartësia që ai ka për rrugën që do të ndjekë mendoj se e zhvendos trekëndëshin Vuçiç-Rama- Thaçi.

I heq paletat e liderit global. Sa i takon në Shqipëri, prapë ka arsye të mërzitet. Shqiptarët panë shumë mirë se si mund të vihet në pushtet pa banditë, pa kriminelë pa kaseta, pa media të kapura. Është një model që kontraston si dielli me tokën, për ata shqiptarë që kanë ndjekur Albin Kurti dhe ecurinë e tij dhe atë të Edi Ramës, vënë re dallimin tipik midis një lideri të formuar dhe besnik të bindjeve të vetë dhe një lideri që e ka formuar karrierën e tij përmes intrigave, lojërave të vogla politike. Një njeri që nuk ka asnjë parim”, tha Shkullaku.

Të Fundit

Sport

ShowBiz