Forcat speciale britanike janë armatosur me një armë të re dhe shumë të fuqishme.
Pushka gjysmëautomatike e quajtur “Gepard GM6 Lynx”, mund të rrëzojë helikopterët dhe të shpojë mjetet e blinduara vetëm me një goditje, shkruan The Sun përcjell Klankosova.tv.
Arma krahasohet me një top për shkak të impaktit të saj shkatërrues, ndonëse është shumë herë më e vogël në përmasa.
“Geopard GM6 Lynx”, është e prodhuar në Hungari dhe ka një saktësi prej 2 kilometrash.
Është përshtatur që të mos ketë impakt të madh te qitësi për shkak të forcës së madhe pas goditjes.
Kjo armë ka një çmim prej 9 mijë funte apo mbi 10 mijë e 500 eurosh.