back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeAriu ia mbyti 74 dele fermerit nga Lipjani

Ariu ia mbyti 74 dele fermerit nga Lipjani

Të ngjajshme

Tani kullosnin te qeta ne një dite pranvere si kjo. Por, te dielën, kjo tufe delesh u sulmua nga një ari në fshatin Cërnillë të Ferizajt.

E si pasoje e këtij sulmi, të ngordhura mbeten plot 74 dele.

Fillimisht ariu kishte plagosur rreth 10 prej tyre.

E nga frika, delet kishin rënë në këtë vend, ku edhe kishin ngordhur.

E bariu përgjegjës që ishte me to, Sadat Rexhepi, tregon se si ndodhi ngjarja.

Rexhepi thotë se vetëm dëgjuan zërin e ariut.

E as vrapimi dhe mundi i dy barinjve, nuk arritën t’i shpëtojnë delet.

Ata thonë se dëmi i shkaktuar nga ariu, është rreth 20 mijë euro.

Pavarësisht se ngjarja ndodhi në territorin e Ferizajt, ferma e tyre, gjendet në Gadime të Lipianit.

Nga kjo Komunë Lipjanit përmes telefonit për T7, kanë thënë që nuk kanë ndonjë fond të veçantë të kompensimit për rastet e tilla.

Por sipas tyre, do të provojnë të gjejnë një mënyrë për ta ndihmuar fermerin e dëmtuar./T7/

Të Fundit

Sport

ShowBiz