back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeAriu i Prizrenit shkakton sërish dëme, ia mbyt tetë dele një banori...

Ariu i Prizrenit shkakton sërish dëme, ia mbyt tetë dele një banori të fshatit Pusko në Prizren

Të ngjajshme

Nuk ka më blerje: FIFA godet Athletic Bilbaon për shkelje të rregullave

FIFA ka konfirmuar zyrtarisht një vendim historik kundër Athletic...

Miratohet në Kuvend zgjatja buxhetore për muajin mars

Në seancën e sotme, me 99 vota për Kuvendi...

Fillon seanca me 50 minuta vonesë!

Ka filluar seanca e parë e legjislaturës së 10-të. Seanca...

Kuvendi miraton zgjatjen buxhetore, sigurohen pagat për muajin mars

Me 99 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar...

Kuvendi miraton rezolutën në mbrojtje të krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë

Kuvendi i Kosovës ka votuar rezolutën mbrojtjen e krerëve...

Ariu i Prizrenit i cili u bë temë mjaft e përhapur ditëve të fundit, duket se nuk po qëndron i qetë.

Telegrafi mëson se sot rreth orës 19:00 ky ari ka zbritur në fshatin Pusko në Prizren ku i ka shkaktuar dëme një banori të këtij fshati.

Sipas informatave ariu, këtij qytetari ia ka mbytur tetë dele dhe dy qengja, ndërsa edhe gjashtë dele të tjera janë të humbura, ku dyshohet se edhe ato i ka mbytur.

Ndërsa drejtorati Qendror i Inspekcionit për Pylltari dhe Gjueti, para disa ditësh kishte marrë një vendim për eliminimin e ariut.

Në vendim thuhej se “në raste kur kafsha shkakton dëme të përmasave të gjëra, rrezikon jetën e njerëzve apo pronën e tyre, ajo shpallët kafshë përkohësisht dëmtuese dhe lejohet gjuajta e saj në kohë të caktuar (kafshë e cila paraqet rrezik për njerëzit dhe pasurin e qytetarëve)”.

Ndaj këtij vendimi kishin reaguar edhe përfaqësues institucionesh e shoqëria civile që sipas tyre, ariu nuk duhej të vritej./Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz