BallinaLajmeArifi: Përparim Rama po përpiqet të tregoj se sa mirë ka punuar,...

Arifi: Përparim Rama po përpiqet të tregoj se sa mirë ka punuar, por duhet të thirret në emër të LDK-së

Të ngjajshme

Vinicius në dyshim, shqetësim i madh në Madrid

Real Madrid përballet me një seri ndeshjesh shumë të...

Pamje apokalipsi në Prishtinë, shembet rruga

Një rrugë është shembur në Prishtinë, përkatësisht në rrugën...

Ekspozita për masakrat, OVL-UÇK të proteston të hënën para Kuvendit

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të...

Mbi 1 mijë 400 zyrtarë nuk e kanë deklaruar ende pasurinë, edhe tri ditë afat

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) bën të ditur...

Kosova intensifikon përgatitjet për finalen ndaj Turqisë, fokus i veçantë te taktika

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e radhës...

Analisti politik, Avni Arifi, e ka komentuar garën lokale në Prishtinë, duke thënë se deri më tani s’ka parë diçka të posaçme.

Arifi tha se kryetari aktual dhe kandidati i LDK-së edhe për një mandat në kryeqytet, Përparim Rama, duhet të thirret në emër të partisë.

“Përparim Rama po përpiqet të tregoj se sa mirë ka punuar. Është një miks mes personalitetit të tij dhe LDK-së. E kanë strategjike sepse LDK-ja është e fuqishme. Është jetike që të thirret në emër të LDK-së. Personalisht, rezultatet e Ramës nuk i vlerësoj shumë, por në Prishtinë LDK-ja është shumë e fuqishme”, tha Arifi në Rubikon.

Tutje, ai e komentoi edhe kandidatin e VV-së për Prishtinën, Hajrulla Çekun, për të cilin tha se VV-ja e ka parë si dilemë se a ta vendosin në Prishtinë apo Prizren, e që sipas tij “s’ka njeri në Kosovë që mund të jetë shumë i mirë edhe për Prishtinën edhe për Prizrenin”.

“Kurse çka pres prej VV-së është që do ta zhvendosin sepse Hajrulla Çeku, VV-ja e ka pasur si një kuadër se ‘nuk po dimë a ta qesim në Prishtinë apo Prizren’”.

“Nuk ka njeri në Kosovë që mund të jetë shumë i mirë edhe për Prizrenin edhe për Prishtinën. Çka unë shoh është që VV-ja të fokusohet te vota e VV-së në Prishtinë dhe jo aq te Çeku”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz