back to top
BallinaLajmeArifi: Ish-kryetari i Preshevës i dha mirënjohje Vuçiqit edhe pse ky e...

Arifi: Ish-kryetari i Preshevës i dha mirënjohje Vuçiqit edhe pse ky e hoqi lapidarin e UÇPMB-së (Video)

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, ka akuzuar rëndë ish-kryetarin e kësaj komune, Ragmi Mustafa duke e quajtur edhe “budalla”.

Arifi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Mustafës Serbia lapidarin ia kanë larguar para hundëve dhe i njëjti ka bërë edhe një gabim tjetër të madh.

“Në vitin 201, lapidarin [Ragmi Mustafës] ia kanë larguar para hundëve. Kush ia ka largua? A ia ka larguar Serbia, Vuçiqi dhe Daçiqi. A i jepet atij që të largon lapidarin mirënjohje? Serbia [Vuçiqi] të vjen në zyre dhe t’i i jep mirënjohje. Çka i thua vetes i mençur? A duhet të jesh mjek për të cilësuar këtë veprim? Ti budalla je. Nëse i lejon Serbisë të heq një simbol siç është lapidari i UÇPMB-së, dhe tani i jep mirënjohje, për mua është budalla”.

Kryetari i Komunës së Preshevës, siç përcjell Telegrafi, ka thënë se me atë veprim ish-kryetari i Preshevës ka ofenduar popullin shqiptar në Luginën e Preshevës.

“Ai ka thënë se do të jep dorëheqje nëse largohet lapidari e nuk e ka bërë një gjë të tillë, dhe madje i ka dhënë mirënjohje Vuçiqit. Për çka? Pse ta ka larguar lapidarin?”, tha ndër të tjera Shqiprim Arifi./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz