BallinaLajmeArifi: Draft i ri për Marrëveshjen e Asociacionit të Komunave Serbe

Arifi: Draft i ri për Marrëveshjen e Asociacionit të Komunave Serbe

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Shefi i delegacionit kosovar për bisedimet me Serbinë, Avni Arifi, ka thënë se në takimin e javës së ardhshme në Bruksel me palën serbe do të diskutohet edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas tij, Asociacioni duhet të themelohet në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me ç’rast do të bëhet një draft i ri për këtë marrëveshje.

Delegacioni kosovar dhe ai serb gjatë javës së ardhshme do të takohen në Bruksel, ku pritet të diskutojnë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe për marrëveshjet tjera që nuk po zbatohen, duke përfshirë këtu Marrëveshjen për Lëvizjen e Lirë, Marrëveshjen për Energjinë, etj.

Shefi i delegacionit kosovar për bisedimet me Serbinë, Avni Arifi, në një prononcim për Zëri ka theksuar se qëndrimi i tyre për Asociacionin është i qartë dhe se duhet të themelohet në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me ç’rast do të bëhet një draft i ri për këtë marrëveshje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz