back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaDrenica +Drenica SportArifaj: Të tjerët po përforcohen, pranverë e vështirë

Arifaj: Të tjerët po përforcohen, pranverë e vështirë

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Gjysma e skuadrave të elitës së futbollit janë të rrezikuara për largim nga elita.

Skuadrat që renditen nga vendi i shtatë nuk e ndjejnë qetësinë në pjesën pranverore.

Liria renditet në vend të shtatë me 20 pikë, Drenica me 19 sosh, Ferizaj është i nënti me 14 pikë, Drita 14, Trepça 12 dhe Hajvalia e fundit me 7 pikë.

Drenica në 17 ndeshje ka realizuar 4 fitore, 7 barazime e ka 6 humbje, me goldallim 16:19.

Mirëpo, për Drenicën është plus i madh që në radhët e tyre mbetet sulmuesi Granit Arifaj i cili ishte ndër më të mirët gjatë pjesës vjeshtore.

Futbollisti Arifaj shprehet për gazetën kombëtare “Bota sot” se ka disa arsye të rëndësishme që do të luajë deri në fund të kampionatit përkatësisht deri në qershor.

“Kam kontratë deri në qershor dhe vendosa ta vazhdoj, pasi që nuk jemi në pozitë të mirë në tabelë. Faktikisht shihet se ekipet tjera po forcohen dhe do të jetë një sezon shumë i vështirë”, thotë Arifaj.

Të Fundit

Sport

ShowBiz