BallinaLajmeArianit Sllamniku, pasi u arrestua, u gjobit veç me 20 mijë euro...

Arianit Sllamniku, pasi u arrestua, u gjobit veç me 20 mijë euro nga shteti, përkundër që mashtronte njerëzit se shëron autizmin dhe sëmundje tjera

Të ngjajshme

Pep Guardiola një nga opsionet për trajner të ri të Italisë

Një emër i bujshëm dhe mjaft i guximshëm është...

“Nuk është lufta jonë”, Macron kundër Trump: Jorealiste të luftojmë në Hormuz

Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë me dije se...

Tensione te Chelsea, lojtarët të pakënaqur me Enzo Fernandez

Situata brenda skuadrës së Chelsea po bëhet gjithnjë e...

Me 20 janar të këtij viti, personazhi i njohur, Arianit Sllamniku u arrestua pas raportimit të lajmi.net ku ai pretendonte se shëron autizmin dhe sëmundje tjera të ndryshme me metoda eksperimentale.

Pas arrestimit të tij, me 12 shkurt, Sllamniku ishte dënuar nga Inspektorati Shëndetësor veç me një gjobë 20 mijë euro, përkundër që në ordinancat e tij ishte zbuluar se po ushtroheshin metoda eksperimentale shëndetësore nga një person i pa licencuar si Arianit Sllamniku.

Në dokumentet që ka siguruar lajmin.net raportin e Inspektoratit, tregohet se gjatë inspektimit në njërën nga ordinancat e Sllamnikut ishin gjetur shiringa, pipeta që përdoreshin për realizimin e klizmave dhe po ashtu ishin gjetur medikamente tjera.

Sllamniku e ka një diplom baçelor në studimet të integrimeve evropiane dhe pretendonte se mund të shëroj autizmin dhe disa sëmundje të tjera.

Përkundër që ushtronte konsulta mjekësore, pa licencë pune dhe pa diplomë mjekësore, Sllamniku u dënua me 20 mijë euro./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz