Kandidati i PDK’së, për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri thotë se ky qytet nuk ka nevojë për një kryetar që merret me punët e Prishtinës, Beogradit, Brukselit e Uashingtonit por vetëm më punët e qytetit.
Tahiri në emisionin Pressing në T7 tha se Mitrovica ka nevojë për një kryetar që merret me hallet e qytetarëve dhe me çështjet si: kanalizimi, ndriçimi i publik, pastërtia, rrugët, ambulantet, bursat e parkingjet dhe transportin publik.
“Unë besoj shumë që Mitrovica ka nevoj për kryetar që merret vetëm me punët e qytetit, si cështjet e kanalizimit, ndriçimit publik, pastërtisë, rrugëve, ambulantëve, shkollave, bursave, parkingjeve publike, transporti publik, lumenjtë, këto janë disa prej punëve që janë punë për kryetarin e Mitrovicës. Qytetari i Mitrovicës ka nevojë për një kryetar që merret vetëm me hallet e qytetit dhe qytetarëve të Mitrovicës”, tha ai.
Tutje, ai shton se Mitrovica nuk duhet të përdorët për politik bërje.
“Nuk duhet me u përdor Mitrovica për me bo politikë, nuk i byjnë Mitrovicës kryetar që merret me punët të Prishtinës, Beogradit, Brukselit e Uashingtonit, por një kryetar që merret veç me punët e qytetit”.