back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaLajmeArdhja e emigranteve në Kosovë, çka thonë kosovarët, janë pro apo kundër?

Ardhja e emigranteve në Kosovë, çka thonë kosovarët, janë pro apo kundër?

Të ngjajshme

Granit Xhaka lider, më i miri në Premier League për këtë arsye…!

Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka është duke...

Maqedonci pret në takim komandantin e KFOR-it, diskutohet situata e sigurisë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është takuar...

Ekstradohet nga Spanja në Shqipëri, 31-vjeçari që vodhi 200 mijë litra naftë

Është ekstraduar nga Spanja në Shqipëri, 31-vjeçari i akuzuar...

Mbledhje elektronike- Qeveria në detyrë ndan 10 mijë euro për organizatën FLOSSK

Qeveria e Kosovës ka mbajtur të enjten mbledhje elektronike. Në...

Instituti për Kërkime Ekonomike (INKE) ka bërë një hulumtim në lidhje me emigracionin me të cilin mund të përballet Kosova në rast të një stabiliteti të mundshëm ekonomik.

Debati që ka përfshirë Bashkimin Europian për shkak të mundësive më të mira për jetë ka bërë që kjo temë përpos trajtimit të jetë edhe komponent shumë i rëndësishëm i politikbërjes.

1000 respodentë janë përgjigjur në anketën( teren dhe online) e organizuar nga Instituti për Kërkime Ekonomike që për qëllim ka pasur matjen e opinonit kosovar rreth temës e cila pritet të jetë prezente në dekadat e ardhshme.

71.4% e të anketuarëve kanë pasur qëndrim pro pranimit të emigrantëve në Kosovë përkundër 28.6% që janë shprehur kundër.

Në këtë hulumtim është arritur të zbulohen arsyet kryesore që kanë ndikuar në këtë qëndrim.

Të anketuarit që shprehën qëndrim pro emigrantëve 38.6% si arsye kryesore e kishin çështjen humane. 37.1% si arsye kryesore e kishin rritjen e ekonomisë kombëtare. 17.1% për shkak të rritjes së fuqisë punëtore, kjo

kryesisht kërkesë nga bizneset dhe 7.2% kanë pasur një arsye tjetër.

Në anën tjetër siguria publike mbetet arsyeja e 29.4% të anketuarëve që janë kundër pranimit të emigrantëve në Kosovë. Frika nga rrezikimi i vendeve të punës ishte arsye e 23.5 të anketuarëve. Derisa heterogjeniteti

I kulturës ishte arsye e 20.6% të anketuarëve dhe 26.5% kishin arsye të tjera për kundërshtimin e tyre ndaj emigrantëve.

Ky hulumtim si synim ka t’i paraprijë diskutimit të ardhshëm që me gjasa të mëdha do të jetë pjesë e diskursit publik në Kosovë. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz