back to top
Sunday, August 17, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditArdhja e bashkatdhetarëve, zgjatet orari i shërbimeve komunale në Prishtinë

Ardhja e bashkatdhetarëve, zgjatet orari i shërbimeve komunale në Prishtinë

Të ngjajshme

Protestuesit në Izrael kërkojnë armëpushim në Gazë dhe lirim pengjesh

Protestuesit kanë dalë të dielën nëpër rrugët e Izraelit...

Arrestime dhe konfiskime armësh në Graqanicë, Prishtinë dhe Barilevë

Njësitë policore kanë ndërmarrë një sërë veprimesh gjatë 16...

Rusia thotë se shkatërruan 300 dronë ukrainas gjatë natës

Ministria e mbrojtjes e Rusisë thotë se forcat e...

Zbulohet përmbajtja e letrës që Melania Trump ia dërgoi Putinit

Letra e Melania Trump drejtuar Vladimir Putinit në lidhje...

Për shkak të fluksit të shtuar të qytetarëve dhe pranisë së bashkatdhetarëve nga diaspora, Komuna e Prishtinës ka vendosur të zgjasë orarin e punës për disa shërbime komunale si: pajisja me dokumente për gjendjen civile, certifikatën e lindjes, martesës etj.

Nga data 8 korrik, orari i shërbimeve komunale do të zgjatet deri në ora 17:00, në vend të orarit të deritanishëm 08:00–16:00.

Ky ndryshim është ndërmarrë për shkak të fluksit të shtuar të qytetarëve dhe bashkatdhetarëve nga diaspora.

Njëri prej tyre është edhe Artan Ramadani, bashkatdhetar nga Gjermania, i cili e vlerëson vendimin, por sugjeron një zgjatje edhe më të madhe të orarit.

“Mirë kishte qenë që ky orar të zgjatej deri në orën 18:00. Nuk ka rëndësi vetëm zgjatja, por edhe që puna të jetë efektive. Pauzat nuk duhet të zgjaten”, deklaroi Ramadani, bashkatdhetar nga Gjermania, raporton rtk.

“Kishte qenë më mirë me u zgjatë, por edhe kështu është shumë mirë”, tha ndërkaq një tjetër qytetar.

“Orari i ri i zgjatur përfshin këto sportele: Komuna e Vjetër, Qendra për Shërbime me Qytetarë, Gjendja Civile, Komuna e Re dhe Bashkësia Lokale – Lagjja e Muhaxherëve”

Sipas komunës, kjo masë është ndërmarrë për të siguruar lëshimin e të gjitha dokumenteve të nevojshme dhe për të lehtësuar pajisjen me dokumente gjatë sezonit veror. Një praktikë e ngjashme është aplikuar edhe në Komunën e Vushtrrisë, ku shërbimet komunale do të ofrohen edhe të shtunave, nga ora 09:00 deri në 14:00

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz