back to top
Thursday, November 6, 2025
BallinaLajmeArbnora Salihu, Kurtit: Të rinjtë nuk mashtrohen me 100 euro – populizmi...

Arbnora Salihu, Kurtit: Të rinjtë nuk mashtrohen me 100 euro – populizmi yt, i neveritshëm

Të ngjajshme

Kryetarja e Rinisë Demokratike të Kosovës, njëherit deputetja e PDK-së, Arbnora Salihu ka thënë se ndarja e 100 eurove për studentët nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është mashtrim elektoral.

Salihu, në një postim në Facebook, është shprehur se të rinjtë janë lodhur nga lëmosha dhe fjalët boshe të pushtetit aktual.

“Ne nuk kërkojmë ndihma të përkohshme, por zgjidhje të qëndrueshme. Duam diçka konkrete dhe të prekshme. Albin, të rinjtë nuk mashtrohen me 100 euro në prag të zgjedhjeve. Ky është mashtrim elektoral dhe fyerje ndaj rinisë. Ti e ke gabim nëse mendon se të rinjtë janë analfabetë, apo se mund t’i blesh me ndihma të përkohshme. Ke frikë, sepse e ndjen që po e humb pushtetin. Populizmi yt është i neveritshëm. Ne, të rinjtë, i rezistojmë populizmave”, ka shkruar ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz