BallinaLajmeArbnor Spahiu flet pas lirimit nga burgu i Serbisë: Jam mirë, më...

Arbnor Spahiu flet pas lirimit nga burgu i Serbisë: Jam mirë, më i fortë se kurrë – avokati im kryesor ka qenë profesional

Të ngjajshme

Dy kosovarë skijojnë për herë të parë në Majën e Shenjtë të Shkëlzenit

Dren Menda Mullaademi dhe Fis Nimani, kanë skijuar për...

Zhegrova në bankë për ndeshjen Juventus-Udinese

Ylli kosovar Edon Zhegrova nuk do të nisë sonte...

Arsenali “marshon” drejt titullit, arrin fitoren në fund ndaj Evertonit

Arsenali ka arritur një tjetër fitore në Premierligë. “Topçinjtë”, mposhtën...

16-vjeçari Max Dowman ia dhuron fitoren Arsenalit ndaj Evertonit

Një gabim i portierit të Evertonit, Jordan Pickord dhe...

Arbnor Spahiu, i arrestuar nga autoritetet serbe më 7 qershor të këtij viti, është liruar të enjten në mesditë nga burgu i Serbisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Spahiu përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka deklaruar se ndaj tij ishte zhvilluar një proces i padrejtë dhe politik.

“Dje në mesditë jam liruar nga burgu i Serbisë, ku kam qenë i arrestuar padrejtësisht që nga 7 qershori i këtij viti për akuza të rënda, të cilat kanë qenë pjesë e një procesi plotësisht politik dhe të padrejtë. Dua t’ju njoftoj se jam mirë, më i fortë se kurrë dhe mirënjohës për çdo mbështetje gjatë kësaj periudhe të vështirë, tha ai.

Spahiu ka veçuar me mirënjohje edhe mbështetjen financiare nga bashkëqytetarët, të cilën e ka cilësuar si shumë të vlefshme në këtë periudhë.

Një falënderim të posaçëm ia ka dedikuar avokatit të tij, Gvozden Grgur, për angazhimin dhe profesionalizmin.

“Avokati im kryesor ka qenë profesional, i palodhshëm dhe i përkushtuar në luftimin për drejtësi dhe mbrojtjen time në çdo hap,” ka shkruar Spahiu, duke falënderuar edhe përkthyesin që ka qenë mbështetje e rëndësishme në proces.

Në fund, Spahiu është shprehur i prekur nga reagimi i qytetarëve pas lirimit të tij.

“Gëzimin që po shoh në sytë e njerëzve, dashurinë dhe lumturinë për lirimin tim, nuk mund ta përshkruaj me fjalë,” ka përfunduar ai, duke uruar: “Zoti ju bekoftë të gjithëve.”/Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz