Deputetja e Nisma’s, Arbëreshë Krasniqi, ka deklaruar qartë se për partinë e saj nuk ka alternativë tjetër për postin e kryetarit të Kuvendit përveç Fatmir Limajt.
“Nuk ka pas, nuk ka dhe nuk do të ketë votë, përveç Fatmir Limajt për Kryetar të Kuvendit! Jo fsheht, por hapur duhet,” ka shkruar ajo në një reagim në Facebook.
Krasniqi thekson se qëndrimi i Nismës është i pandryshueshëm dhe se votimi për këtë pozitë duhet të jetë transparent.