Zëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arbër Ademi, ka pohuar se në Komunën e Çashkës është shënuar historia sot
Ai ka thënë se në këtë komunë për herë të parë është zgjedhur një kryetar shqiptar – kandidati i AKI-së Suat Shaqiri, raporton AlsatMk.
“Sapo më njoftuan bashkëpartiakët është shkruar historia për herë të parë – një shqiptar do ta drejtojë Komunën e Çashkës. Suat Shaqiri është kryetar, në Çashkë shkruhet historia për herë të parë me kryetar shqiptar”, ka thënë Ademi.
Suat Shaqiri prin me 46.91 për qind ose 859 vota, ndërsa Dejan Andonovski nga koalicioni Maqedonia Jote renditet i dyti me 30.09 për qind ose 551 vota pas numërimit të 19 vendvotimeve nga gjithsej 30 sosh.