Arbenita tjetër thumb Feros? Kësaj radhe përmend edhe veten

Arbenita Ismajli ka zgjedhur humorin për të rikthyer vëmendjen e ndjekësve, por duket se mes rreshtave ka lënë më shumë sesa një shaka.
Një ripostim i fundit në rrjetet sociale ka mjaftuar për të hapur një valë interpretimesh dhe diskutimesh online, shkruan IndeksOnline.
Modelja ka ndarë një video ku shfaqet personazhi i njohur “The Grinch” në fëmijëri, të shoqëruar me përshkrimin: “Unë dhe shija ime e çuditshme për meshkujt”. E kombinuar me këngën “My Type”, videoja është shpërndarë me shpejtësi dhe ka ngjallur reagime të shumta.
Zgjedhja e këtij personazhi, i njohur për natyrën e tij kontraverse, ka bërë që shumë ndjekës të pyesin veten nëse mesazhi ishte thjesht një batutë vetëironike apo një referencë e fshehur ndaj përvojave personale të modeles.
Aludimet nuk kanë vonuar. Një pjesë e komentuesve e kanë lidhur menjëherë postimin me ish-partnerin e saj, reperin Fero, duke kujtuar marrëdhënien e bujshme dhe të ndërlikuar që ata patën në të kaluarën, si dhe faktin se janë prindër të vajzës së tyre, Ninës.

Lexo edheLidhja e re e ka lumturuar kaq shumë, Afrona Dika shkëlqen me bukurinë e saj!
Megjithatë, Arbenita nuk ka dhënë asnjë sqarim, duke lënë hapësirë për interpretime të shumta. Nëse bëhet fjalë për një mesazh të koduar apo thjesht për humor spontan, mbetet për t’u kuptuar — por një gjë është e sigurt: një video e thjeshtë mjaftoi për të ndezur rrjetet sociale.















