BallinaLajmeArben Vitia- Hykmete Bajramit: Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e...

Arben Vitia- Hykmete Bajramit: Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së

Të ngjajshme

Britania vendos sistem anti-dron Rapid Sentry në Kuvajt pas sulmit iranian

Mbretëria e Bashkuar ka dërguar sistemin e mbrojtjes ajrore...

PrishtinaTicket nis fluturimet direkte drejt Salzburgut – lidhje e re ajrore nga Prishtina

Kompania PrishtinaTicket ka vënë në funksion linjën direkte nga...

Ballkani bën lëvizje, sjell një brazilian

Ballkani ka sjellë një përforcim në repartin e mbrojtjes. Bëhet...

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka reaguar deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami duke i thënë se shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së.

Ai, iu drejtua Bajramit duke i thënë se vetëm po propagandoni dhe se nuk jeni spak korrekte.

“Pastaj po ato që i tha deputetja Bajrami janë komplet të pavërteta. E para, shumica e barnave me këtë çmim, me këtë ligj, kanë pësuar ulje në çmim. E dyta, ky është një ligj që asnjë nga qeveritë e tjera nuk ka pasur guximin për ta bërë, dhe vetëm kjo qeveri ka pasur guximin për ta bërë. Këtu i falënderoj edhe deputetët e opozitës që së paku na kanë qëndruar mbrapa, që kanë votuar për këtë çështje. Kurse sa i përket milionerëve, deputetja Bajrami i ka përmendur disa herë pa asnjë arsye apo ndoshta ka edhe ndonjë arsye, sepse shumica e këtyre milionerëve, e këtyre kompanive janë bërë në kohën e LDK-së dhe janë përkrahës të LDK-së, zonja Bajrami. Kështu që është shumë e rëndësishme si po i lidhni këta milionerë direkt apo indirekt. Besoj që kishte dashur me dhënë edhe një sqarim kur flet për këta milionerë sepse asnjë nga këta milionerë, siç thuash ti, kompani farmaceutike, shihet se kur janë krijuar këto kompani. Shihet! Prandaj ju kisha lutur për korrektësi, së paku në atë që ju propagandon se sa korrektë jeni, sepse me këtë tregoni që absolutisht nuk ka tro korrektësie në deklarimet tuaja, zonja Bajrami“, tha Vitia.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz