BallinaArben Berisha: Kur e vrava Triumf Rizen ishte agresiv, mbase edhe i...

Arben Berisha: Kur e vrava Triumf Rizen ishte agresiv, mbase edhe i dehur

Arben Berisha është sjellë me pranga në duar e këmbë, të hënën, në sallën ku ishte planifikuar të vazhdonte dëshminë në gjykimin kundër Enver Sekiraçës.

I janë hequr prangat vetëm pasi është ulur në karrigen e dëshmitarit, shkruan sot Koha Ditore.
I dënuar me 35 vjet burgim për vrasjen e ish-policit Triumf Riza, Berisha ka përsëritur edhe të hënën se këtë vrasje e kishte kryer në vetëmbrojtje, dhe se nuk ishte nxitur nga Sekiraça. E, ky i fundit po akuzohet pikërisht për nxitje të kësaj vrasjeje.

Për rrethanat e vrasjes, dorasi ka dhënë dëshmi qe tri seanca radhazi në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Në ditën e fundit, teksa po merrej në pyetje nga prokuroria, ai ka mohuar ta ketë planifikuar vrasjen, duke thënë se armën që e kishte me vete, kishte qëllim vetëm që ta shiste.

Berisha është ballafaquar me disa fotografi në të cilat shihej derisa largohej nga vendi i ngjarjes.

- Advertisement -