BallinaLajme“Arbana Xharra qe 5 muaj merr rrogë nga Kosova, e gjendet në...

“Arbana Xharra qe 5 muaj merr rrogë nga Kosova, e gjendet në ShBA”

Të ngjajshme

Sistemi “Safe City” në Maqedoni nuk i njeh veturat ma targa të huaja

Shtetasit e huaj të cilët bëjnë shkelje në komunikacion...

Superliga vjen me dy ndeshje sot

Xhiroja e 25-të e Superligës së futbollit do të...

Arrestohet autori, që i vendosi tritol makinës së agjentit të krimeve në Lezhë

Policia e Lezhës ka zbardhur autorësinë e shpërthimit me...

Muharremi kritikon LVV-në: Nga opozitë ideale në pushtet me miliona

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar shpenzimet e mëdha të...

Rroga që po shpërndahen për disa këshilltarë që po paguhen nga ‘arka e shtetit’, po shihet si çështje brengosëse nga deputetët  e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Driton Selmanaj e ka quajtur të panevojshëm dhe jo të arsyeshme pagën që po ia jep shteti i Kosovës Arbana Xharrës, këshilltares së kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

“Ka 5 muaj që vazhdon të merr pagë dhe nuk është në Kosovë. Pra, të ardhurat mujore ku përshihet paga bazë, shujta … nxjerr përfundimisht se asnjëri se ka pagën nën 1800. Pse të abuzohet me paranë publike në Kosovë”, ka thënë ai.

Ndryshe, këshilltarja e kryeparlamentarit, Xharra merr rrogë mujore 1512 euro në muaj, më shumë se Kryeministri i shtetit, Ramush Haradinaj, i cili ka rrogën 1347 euro.

Gjatë seancës, Selmanaj ka shtuar pyetjen se si është e mundur që Veseli të ketë 15 këshilltarë, ndërsa ish-kryetarët tjerë t’i kenë nga 2, 4 ose 7 këshilltarë.

Deputeti i LDK-së po ashtu ka kërkuar të bëhen publike emrat e këshilltarëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz