back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaArabia Saudite do të vazhdojmë bashkëpunimin me institucionet e Kosovës

Arabia Saudite do të vazhdojmë bashkëpunimin me institucionet e Kosovës

Të ngjajshme

Konfirmohet dueli i madh i boksit

Mike Tyson ka konfirmuar se ndeshja e shumëpërfolur miqësore...

“Jemi gëzuar shumë”, djali i Isni Kilajt pas lirimit të babait

Familja e Isni Kilaj  thotë se lirimin e tij...

Ozil premton se do të vije në Kosovë, nëse…

Mesut Ozil ka premtuar se do të vjen në...

Sylvinho beson te kualifikimi në Botëror: Forca jonë është bindja te lojtarët

Shqipëria po jeton një moment historik dhe në vend...

Avdyli: Kemi pasur fitore bindëse, por ishte e pamundur ta bëjmë qeverinë vet

Ish-deputeti nga lista e LVV-së, pjesë e partisë Guxo,...
Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e Arabisë Saudite në Tiranë, jorezident për Kosovën, z. Talat Salem Radwan, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.
Presidentja Jahjaga vlerësoi mbështetjen që Arabia Saudite i ka dhënë Institucioneve të Republikës së Kosovës për proceset e shtetndërtimit.
Ajo theksoi se marrëdhëniet midis dy vendeve janë shumë të mira dhe shprehu përkushtimin që ato marrëdhënie të thellohen edhe më tej në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.
Presidentja Jahjaga e uroi ambasadorin Radwan për detyrën e re, duke i dëshiruar punë të suksesshme gjatë mandatit të tij.
Ambasadori i Arabisë Saudite, z. Talat Salem Radwan, tha se do të angazhohet për avancimin e bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz