back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditArabia Saudite dhe Katari ofrojnë ndihmë financiare për Sirinë

Arabia Saudite dhe Katari ofrojnë ndihmë financiare për Sirinë

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Princi Faisal bin Farhan Al-Saud ka deklaruar se vendi i tij, së bashku me Katarin, do të ofrojnë ndihmë financiare për nëpunësit civilë sirianë.

“Mbretëria e Arabisë Saudite dhe Katari së bashku do të ofrojnë mbështetje financiare për nëpunësit civilë në Siri”, tha Bin Farhan në një konferencë shtypi me ministrin e Jashtëm sirian Asad al-Shibani në Damask.

Ai nuk ndau detaje mbi shtrirjen e ndihmës financiare të Riadit dhe Dohas për sektorin publik sirian.

Sipas një deklarate të përbashkët, ndihma financiare nga Arabia Saudite dhe Katari do të disbursohet për një periudhë tre mujore.

Në mesin e majit, Banka Botërore njoftoi se Katari dhe Arabia Saudite kishin shlyer borxhin e mbetur të Sirisë ndaj institucionit në shumën prej 13.9 milionë euro, gjë që do të lejojë Damaskun të marrë kredi të reja.

Ndryshe, vizita e ministrit saudit vjen disa javë pasi SHBA mori një vendim të papritur për të hequr sanksionet ndaj qeverisë islamike siriane që përmbysi ish-presidentin Bashar al-Assad në dhjetor.

Presidenti Donald Trump e mori vendimin gjatë një vizite në Lindjen e Mesme, sipas kërkesës së princit të kurorës saudite, Mohammed bin Salman, vendi i të cilit është një nga përkrahësit kryesorë të heqjes së sanksioneve.

BE gjithashtu hoqi kohët e fundit sanksionet ekonomike ndaj Sirisë.

Bin Farhan tha se Arabia Saudite do të vazhdojë të mbështesë Sirinë në rrugën e saj drejt rindërtimit dhe rimëkëmbjes ekonomike.

Të Fundit

Sport

ShowBiz