back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeAra me misër e kamufluar me narkotikë në Podujevë – Arrestohet edhe...

Ara me misër e kamufluar me narkotikë në Podujevë – Arrestohet edhe një person, asgjësohen mbi 1700 bimë narkotikë

Të ngjajshme

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Liverpooli më në fund fiton në Premierligë, e mposht bindshëm Newcastlen

Liverpooli ka arritur fitoren e parë në Premierligë për...

Limi lë shtëpinë më të madhe në vend (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka lënë...

Në Dumnicë të Podujevës, Policia e Kosovës ka hasur në një sipërfaqe prej 1 hektarësh misër të kamufluar me bimë narkotike në bimët e misrit.

Sipas Policisë, ato dyshohet të jetë kanabis në madhësi të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në lidhje me rastin është arrestuar edhe një person i dyshuar, ndërsa gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një peshore e madhe, një sasi e marihuanës, 3 shirita, një paketim foli dhe një masë e cila dyshohet të jetë eksploziv TNT e cila është konfiskuar nga njësiti i deminimit.

Në këtë aksion të Policisë janë asgjësuar 1769 bimë narkotike ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Dumnicë e Poshtme, Podujevë  21.09.2025-00:37. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti është hasur në një sipërfaqe prej 1 hektarësh misër e kamufluar me bimë narkotike në bimët e misrit që dyshohet se janë të llojit kanabis në madhësi të ndryshme. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar; një peshore e madhe, një sasi e marihuanës, 3 shirita, një paketim foli dhe një masë e cila dyshohet se është eksploziv TNT e cila është konfiskuar nga njësiti i deminimit. Është  bërë asgjësimi i 1769 bimëve  narkotike. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz