back to top
Wednesday, August 6, 2025
BallinaApple rrit sigurinë në FaceTime dhe iMessage

Apple rrit sigurinë në FaceTime dhe iMessage

Të ngjajshme

Eskalon G Bani me fjalë fyese pasi iu anulua koncerti në Drenas dhe u padit

Këngëtari G Bani ka eskaluar përmes një videoje pasi...

Vdes Ion Iliescu, udhëheqësi i parë postkomunist i Rumanisë

Ish-presidenti i Rumanisë, Ion Iliescu – një nga figurat...

Dua Lipa nis pushimet në jug të Shqipërisë pas përmbylljes së Festivalit Sunny Hill

Pas përmbylljes së edicionit të sivjetmë të Festivalit Sunny...
Komunikimi që bëhet nga aplikacionet FaceTime dhe iMessege janë përforcuar me siguri edhe më shumë. Shërbimet janë plotësuar me dy faktorë të rinj autentikimi sipas të cilëve nëse dikush përdor Apple ID dhe fjalëkalimin për të aktivizuar iMessage dhe FaceTime në një pajisje të re, atyre do të kërkohet dhe një kod pin marrë nga një pajisje e besueshme që është përdorur më parë.
Ju mund ta njihni sistemin përmes dy faktorëve të autentikimit të iCloud dhe këta faktorë të rinj do të aktivizohen automatikisht dhe për aplikacionet iMessage dhe FaceTime. Falë rritjet së nivelit të sigurisë në këto shërbime vështirësohet edhe puna e hakerave që tentojnë të vjedhin skedarë të rëndësishëm transferuar përmes iMessage. Hakerat nuk do të mund të pretendojnë më se janë përdoruesi përmes këtyre metodave të komunikimit, raporton Pcworld Albanian.
Tani në momentin që ju hapni llogarinë tuaj në një pajisje të re duhet si fillim të ç’aktivizoni këtë llogari në pajisjen e vjetër, të shkruani fjalëkalimin e kërkuar dhe një pin të cilin do ta merrni nga pajisja ku ka qënë e përdorur llogaria. Ky është një hap i mirë për Apple dhe sigurisht përbën një lajm për përdoruesit e pajisjeve të kësaj kompanie. Barriera të tjera sigurie pritet tu shtohen shërbimeve të tjera në muajt e ardhshëm
- Advertisement -

Të Fundit