Apple mbyll të gjitha dyqanet jashtë Kinës shkaku i koronavirusit
03

Lexo edhe‘Viber së shpejti do të bëhet me pagesë’, a e keni marrë edhe ju këtë mesazh?

Gjiganti amerikan për prodhimin e pajisjeve teknologjike, Apple, ka njoftuar se do t’i mbyllë të gjitha dyqanet që ndodhen jashtë Kinës për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Masa e re është pjesë e një plani më të gjerë për t’i mbrojtur punëtorët nga virusi Covid-19, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.
Përpos mbylljes së dyqaneve, kompania do të kërkojë nga punëtorët që të punojnë nga shtëpia, nëse kanë mundësi.

Lexo edhe‘Viber së shpejti do të bëhet me pagesë’, a e keni marrë edhe ju këtë mesazh?
Zyrtarët e kompanisë kanë thënë se punëtorët do të paguhen si zakonisht, ndërsa do të ofrohen edhe pushime të zgjatura për punëtorët që kanë probleme që lidhen me virusin e ri, siç është kujdesi për personat e afërt.
Tim Cook njoftoi se klientët e kompanisë do të kenë mundësi të blejnë pajisje përmes dyqaneve “online”, sepse ato do të vazhdojnë të qëndrojnë aktive.