back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaTeknologjiAplikacioni që shumë shpejt do marrë në ‘qafë’ 90% të estradës!

Aplikacioni që shumë shpejt do marrë në ‘qafë’ 90% të estradës!

Të ngjajshme

Studimi: Ndërhyrjet estetike mund të shkaktojnë bllokim të enëve të gjakut

Ndërhyrjet estetike dhe injeksionet në fytyrë janë kthyer në...

Medon Berisha lëndohet pas 10 minutash, mund të jetë dëmtim serioz

Futbollisti Medon Berisha ka pësuar një lëndim të rëndë. Mesfushori...

Scholes me kritika të ashpëra për Ruben Amorim

Paul Scholes nuk ka kursyer fjalët për trajnerin e...

Bedri Hamza bën thirrje për reflektim dhe bashkim politik: Nuk kemi nevojë të polarizohemi

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza,...

Bashkëpunimi i Fakultetit Juridik me Akademinë prestigjioze të Nurembergut

Fakulteti Juridik i UP-së do të ketë një bashkëpunim...

Dihet tashmë që një pjesë e madhe e yjeve të estradës e përdorin aq shumë photoshop-in në çdo paraqitje të tyre, por kjo nuk bëhet vetëm në fotografi, por edhe në klipet e tyre, shkruan GazetaBlic.

Mirëpo, kjo nuk do zgjas dhe shumë për to, pasi do dalin zbuluar shumë lehtë!

Krejt kjo pasi kompania “Adobe” është në fazën fillestare të krijimit të një aplikacioni në të cilin do të futet intelegjenca artificiale dhe do të indentifikojë çdo fotografi apo video të manipuluar.

“Ne jemi krenarë për ndikimin që Photoshop dhe mjetet e tjera kreative të ‘Adobe’ kanë bërë në botë. Mirëpo përmbajtja e rreme është një çështje serioze”, tha kompania.

Hulumtimi është projektuar posaçërisht për të gjetur editimet e bëra me Photoshop, i cili zakonisht përdoret për të rregulluar formën e fytyrave dhe për të ndryshuar shprehjet e fytyrës.

“Rezultati nga përdorimi i këtij produkti është mbresëlënës duke marrë parasysh se sipas informacioneve të brendshme, programi ka rezultuar të jetë i saktë 99%”, vazhdoi kompania.

Madje, edhe pse në fazën fillestare, ky program është në gjendje që fotografitë e edituara t’i kthejë në gjendjen normale./GazetaBlic

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz