BallinaLajmeAPK: Mijëra zyrtarë në veprim për deklarim të pasurisë

APK: Mijëra zyrtarë në veprim për deklarim të pasurisë

Të ngjajshme

“Osmani bartëse e listës së partisë?”, Azemi: LDK e ka derën e hapur për të gjithë

Lidhja Demokratike e Kosovës mbajtur sot një konferencë për...

Nënshkruhet aneks-memorandum për mbështetjen e të burgosurve pas lirimit

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK),...

Falsifikuan certifikatat për përdorim të armëve, ngrihet aktakuzë ndaj 8 personave

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda,...

Procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë për vitin kalendarik 2025 po hyn në fazën më dinamike, ndërsa afati ligjor për përmbylljen e tij, 31 marsi 2026, po afrohet.

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit njofton se sipas të dhënave të përditësuara deri më 25 mars 2026 (mesditë), gjithsej 4860 zyrtarë publikë apo 46.94% e kanë përfunduar tashmë deklarimin e pasurisë. Njëkohësisht 2088 zyrtarë (20.17%) janë aktualisht në proces të plotësimit të deklaratave të tyre, çka tregon një angazhim të shtuar në ditët e fundit të afatit.

Ndërsa janë edhe 3405 zyrtarë publikë (32.89%) që ende nuk e kanë filluar këtë obligim ligjor.

Në total janë 10353 zyrtarë publikë të obliguar të deklarojnë pasurinë për këtë cikël deklarimi, deri në përfundim të ditës më 31 mars 2026.

Këto të dhëna tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e subjekteve deklaruese tashmë kanë vepruar ose janë në proces aktiv të deklarimit, ndërsa mbetet e rëndësishme që edhe pjesa tjetër të përmbushë këtë obligim brenda afatit të përcaktuar.

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit vlerëson se procesi është duke u zhvilluar në përputhje me procedurat ligjore dhe me një ritëm në rritje, ndërsa në këtë fazë përmbyllëse theksi mbetet në përmbushjen në kohë të obligimit nga të gjithë zyrtarët publikë.

“Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit u bën thirrje të gjithë zyrtarëve publikë që ta përmbushin obligimin ligjor për deklarimin e pasurisë brenda afatit të përcaktuar. Transparenca nuk është vetëm detyrim ligjor, por përbën themelin e besimit qytetar dhe të integritetit institucional. Prandaj, është e rëndësishme që secili, në kuadër të përgjegjësive të tij, të kontribuojë për një administratë më të hapur dhe më të përgjegjshme”, theksoi Drejtori i APK-së, z. Yll Buleshkaj.

Agjencia rikujton se mosdeklarimi, vonesa apo deklarimi i pasaktë i pasurisë përbëjnë shkelje të obligimeve ligjore dhe sanksionohen me gjoba, kallëzime penale dhe masa të tjera, ndërsa në raste të caktuara mund të shqiptohen edhe dënime me burgim dhe konfiskim të pasurisë së padeklaruar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz