back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeApeli i Vitisë: Mos pranoni vizita nga të afërmit dhe miqtë gjatë...

Apeli i Vitisë: Mos pranoni vizita nga të afërmit dhe miqtë gjatë kësaj kohe

Të ngjajshme

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka treguar disa nga veprimet që duhet t’i bëni për ta parandaluar infektimin me koronavirusin.

Në mbledhjen e Komisionit të posaçëm për parandalimin e infeksionit me virusin Covid-19, Vitia këshilloi që të konsumohet sa më shumë ujë, lëngje dhe çajëra, sidomos me limon.

“Personat e moshuar dhe fëmijët të ndahen nga anëtarët e tjerë të familjes. Nëse ka mundësi secili të bëjë gjumin në shtratin e vet dhe të shfrytëzojë banjo personale. Mos pranoni vizita nga të afërmit dhe miqtë në shtëpi ”, ka këshilluar Vitia.

Për ata që kanë kafshë shtëpiake, Vitia u ka thënë “largojini ato ose pas çdo kontakti me to lani duart me ujë dhe sapun”.

Gjithashtu, ministri ka sygjeruar që të shmangen personat që vuajnë nga sëmundjet akute të frymëmarrjes dhe të evitohet përdorimi i tualeteve publike.

Të Fundit

Sport

ShowBiz