BallinaLajmeApeli anulon vendimin për paraburgimin e 9 të dyshuarve për manipulim votash...

Apeli anulon vendimin për paraburgimin e 9 të dyshuarve për manipulim votash në Prizren

Të ngjajshme

Kapiteni vjen pranë Kombëtares, Rrahmani do ta mbështesë Kosovën nga stadiumi “Fadil Vokrri”

Amir Rrahmani ka qenë mungesa kryesore e Kosovës në ndeshjen ndaj...

Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në Crans-Montana

Pasojat e zjarrit shkatërrues në Crans-Montana vazhdojnë të ndikojnë...

Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK

Mbi 2 mijë pacientë janë në pritje për stentim...

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë personave të dyshuar për manipulim me vota, duke e kthyer lëndën në rivendosje për rishqyrtim.

Të dyshuarit D.Sh., J.H., S.B., A.L., Q.K., A.V., F.L., M.H. dhe G.P. dyshohen për përfshirje në manipulimin e procesit të votimit, mirëpo Apeli ka konstatuar shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale në vendimin e shkallës së parë.

Sipas Apelit, gjyqtarja e procedurës paraprake nuk ka dhënë arsyetim të qartë dhe konkret lidhur me ekzistimin e dyshimit të bazuar, si kriter kyç për caktimin e paraburgimit. Në aktvendimin e Themelores janë listuar provat, por pa u analizuar apo konkretizuar veprimet individuale të secilit të pandehur.

Gjykata e Apelit ka theksuar se mungon sqarimi se mbi cilat prova është vërtetuar mospërputhja e numrit të votave, si dhe mungon një trajtim analitik i standardit të “dyshimit të bazuar”. Sipas saj, një vlerësim formal dhe jo substancial i provave cenon të drejtën e të pandehurve për një vendim të drejtë dhe të arsyetuar.

Po ashtu, Apeli ka vlerësuar se shkalla e parë ka përmendur vetëm peshën e veprës penale, pa argumentuar me fakte dhe prova konkrete rrezikun e përsëritjes së veprës, duke theksuar se pesha e veprës nuk mund të jetë e vetmja bazë për caktimin e paraburgimit.

Në këto rrethana, Apeli e ka vlerësuar të domosdoshme anulimin e vendimit dhe kthimin e çështjes në rivendosje. Gjykata Themelore është udhëzuar që në procedurën e re të bëjë një analizë të plotë dhe të detajuar të provave dhe të arsyetojë qartë nëse ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, duke u mbështetur në prova konkrete dhe të argumentuara.

Ndryshe, hetimet dhe intervistimi i të dyshuarëve po vazhdon në të gjithë Kosovën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz