back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeAparatura në Gjinekologji u dogj si pasojë e energjisë elektrike

Aparatura në Gjinekologji u dogj si pasojë e energjisë elektrike

Të ngjajshme

Meriton Korenica shënon një tjetër supergol në Rumani (VIDEO)

Mertion Korenica po vazhdon me formën e jashtëzakonshme te...

Historike, Muriqi kosovari i parë që shpallet “Lojtari i Muajit” në La Liga

Vedat Muriqi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm. Muriqi është...

Ushtarë të FSK-së i bashkohen ushtrimit fushor “KFOR 36”

Kontingjenti i FSK-së me kapacitete mjekësore ROL 1, që...

Në orët e para të pasdites së sotme në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, një intra-tavolinë ka filluar të digjet. Në momentin kur aparatura është përfshirë nga flakët në repart kanë qenë katër nëna së bashku me foshnjat e tyre. Në dhomën ku është djegur pajisja nuk ka pasur asnjë pacient apo foshnje.

Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë Xhevdet Gojnovci i tha Expressit se nuk ka ndonjë të lënduar dhe se djegia e pajisjes erdhi si pasojë e defektit në energinë elektrike.

“Fatmirësisht, nuk kemi ndonjë të lënduar. Nënat me foshnja janë bartur nga reparti dhe gjendja e tyre ëahtë e mirë. Për momentin është ndalur energjia elektrike në atë repart”, ka thënë Gojnovci.

Aparatura e djegur shërbente për ndërrimin e foshnjeve dhe balancimin e temperaturave tupore në orët e para të lindjes.

Ky repart ka evakuuar nënat dhe foshnjat, duke i dërguar në një repart të sigurt. Nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

Intra-tavolina ishte e vetmja apraturë e këtij lloji që e posedonte klinika Gjinekologjike-obsertrike.

“Menjëhere nga stafi jemi larguar nga klinika bashkë me foshnjat tona. Kemi pasur frikë po trajtimi dhe reagimi i motrave ka qenë i menjëhershëm”, tha njëra nga pacientet që gjendej në tepart.

Edhe Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës ka konfirmuar për Express se nga ky incident nuk është lënduar askush./Gazeta Express/

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz