back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaShowBizAnxhela Martini tregon jetën e vështirë me njerkën, si e largoi nga...

Anxhela Martini tregon jetën e vështirë me njerkën, si e largoi nga nëna për vite

Të ngjajshme

Lëndohet Dembele, ja sa do të mungojë jashtë fushës

Ousmane Dembele ka pësuar një lëndim serioz, në ndeshjen...

Sami Kurteshi s’dëshiron të shohë anëtarë të “Listës Serbe” nëpër këshilla të vendvotimeve

Përfaqësuesi i LVV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami...

​Mbledhja e KQZ-së nis me debate nga Lista Serbe

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka nisur mbledhjen e sotme...

Modelja shqiptare Angela Martini ka rrëfyer si kurrë më parë, pa doreza një histroi të trishtë nga jeta e saj.

E ftuar në ‘Opinion’, Angela rrëfeu raportin e vështirë me njerkën në Zvicër dhe vështirësitë për t’u takuar me të ëmën.

‘Marrëdhënia ishte si historia e Borëbardhës. Ajo nuk më donte mua, isha vetëm 10 vjeç në atë kohë. Nuk e shihja këtë vetëm tek ngrohtësia, por edhe mashtrimet dhe shpikjet’, tha Angela.

Për shkak se i ati nuk e besonte, Angela vendosi të mos ia tregonte askujt çfarë përjetonte dhe të ëmës ia tregoi vetëm kur mbushi 18 vjeç.

‘E kam mbajtur sekret, derisa u bëra 18 vjeçe dhe ia tregova nënës. Gjithçka e mbaja brenda vetes’, tha ajo.

Kalimi nga Shkodra në Zvicër ishte një ndryshim dramatik për modelen.

‘Nuk kisha dashurinë që isha mësuar. Nuk shkova në shkollë për nëntë muaj. Gjermanishten e mësova në shtëpi, me fjalor. Qëndrova nëntë muaj e mbyllur në shtëpi. Nuk flisja me mamin’, rrëfei ajo mes emocionesh.

Ajo shtoi se për 10 vite nuk e takoi të ëmën, pasi ‘njerka i kishte vënë vizën e kuqe për të shkuar në Zvicër’, por pas disa peripecish ia dolën të takoheshin.

Mami kishte një nxënëse, e cila kishte një vëlla që jetonte në Zvicër. Ai i tha që do të përpiqej ta ndihmonte. Njihte dikë që ishte zvicerian, të cilit i propozuan t’i gjenin një grua në Shqipëri. Ai nuk pranonte sepse s’e besonte dot që një grua të martohej me një burrë që nuk e ka parë kurrë. Ata i thanë të vërtetën e nënës sime, pse ajo donte të shkonte në Zvicër.

‘Do ta ndihmoj një nënë të bashkohet me vajzën,’ tha ai. Pasi mori letrat, i thanë në ambasadë që njerka ime e kishte bllokuar kalimin e saj në Zvicër. Arnoldi [burri zvicerian] u shpreh se ajo ishte e fejuara e tij. Kështu erdhi në Zvicër. Më pas, u dashuruan dhe sot janë bashkë, përfundoi Martini.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz