back to top
Thursday, February 5, 2026
BallinaLajmeAnulohet seanca ndaj të akuzuarve për rastin e vrasjes në Dragodan

Anulohet seanca ndaj të akuzuarve për rastin e vrasjes në Dragodan

Të ngjajshme

SHBA-ja, Ukraina dhe Rusia bien dakord të shkëmbejnë 314 të burgosur, thotë Witkoff

I dërguari presidencial i SHBA-së, Steve Witkoff, tha se...

Osmani takohet me bin Rashid Al Maktoum

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar...

Studentët shqiptarë në RMV, kërkojnë respektimin e barazisë gjuhësore dhe kushtetuese

Studentët shqiptarë të fakulteteve juridike në Maqedoninë e Veriut...

Me kërkesë të mbrojtësit të të akuzuarit Avni Mustafa, avokatit Besnik Berisha, është anuluar seanca e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë për rastin e vrasjes në Dragodan.

Në këtë rast, Avni Mustafa akuzohet për vrasjen e R.T. në lagjen Dragodan dhe për armëmbajtje pa leje. Ndërkohë, Mustafë Mustafa po akuzohet për pjesëmarrje në rrahje dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa Leutrim Mustafa për manipulim me prova, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Nga zyra e gjykatësit të rastit, Gent Beka kanë bërë të ditur se Berisha ka noftuar se është i angazhuar në një rast tjetër.

Sipas aktakuzës së ngritur më 11 tetor 2023 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, i akuzuari Avni Mustafa ngarkohet se më 19 mars 2023, rreth orës 13:20 në afërsi të hotelit “Adria” në Prishtinë, për shkak të një konflikti pronësor që dyshohet të jetë fajde, e ka privuar nga jeta tani të ndjerin R.T, duke e goditur një herë me revole në regjionin e gjoksit. Paraprakisht, thuhet se me vëllanë e tij Mustafë Mustafa ishin takuar me tani të ndjerin dhe dy dëshmitarë, e që pas fjalosjes nisën të dalin nga hoteli ku i akuzuari Avni nxjerr revolen nga çanta e repetit dhe ia drejton R.T., e ky i fundit me qëllim të vetmbrojtjes nxjerrë thikën dhe e godet të pandehurin Mustafë e më pas të pandehurin Avni. Kështu, thuhet se duke u rrahur dalin jashtë hotelit, e më pas i pandehuri Avni shtie me armë, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse viktimës R.T.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje” nga neni 172 të Kodit Penal dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, par.1 të Kodit Penal.

Aktakuza thotë se i akuzuari tjetër, Mustafë Mustafa në kohën dhe vendin e njëjtë, akuzohet se mori pjesë në rrahje të tani të ndjerit dhe se posedoi thikë, të cilën ia kishte marrë tani të ndjerit. Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Pjesëmarrje në rrahje” nga neni 187, par.1 të Kodit Penal dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, par.1 të Kodit Penal.

Ndërkaq, i akuzuari Leutrim Mustafa akuzohet për veprën penale “Manipulim me prova” nga neni 389, par.1 të Kodit Penal, pasi që në aktakuzë thuhet se ka pranuar nga i pandehuri Mustafë Mustafa çantën e tani të pandehurit Avni Mustafa në të cilën ishte revolja e tipit “Zastaava”, me të cilën ishte kryer vepra penale dhe të njëjtën e kishe fshehur në zyrën e tij.

Të Fundit

Sport

ShowBiz