Ish-komandanti i UÇK-së Anton Quni, pohon se për gjatë luftës ka përfituar financiarisht.
Një gjë të tillë Quni, e bëri të ditur sonte në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini
Ai tha se ka marrë nga 1 mijë marka në muaj si komandant i UÇK-së.
“Kam marrë pagë për muajit shkurt të vitit 1998 deri në po të njëjtit muaj të vitit 1999, një vit në total prej 12 mijë marka”, tha Çuni, duke shtuar se nuk ka pasur për qëllim të përfitojë materialisht nga inkuadrimi në luftë.
“Në Zagreb, unë kam marrë 12 mijë marka në muaj. Me këtë dua të them se nuk jam futur në luftë për para, sepse kam len diçka për një ideal”, ka deklaruar ai./Gazeta Blic/