back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaSportAntimafia përfshin në hetim Juventusin shkaku i biletave – Lidhje me klanin...

Antimafia përfshin në hetim Juventusin shkaku i biletave – Lidhje me klanin e Ndranghetas

Të ngjajshme

Tronditëse: Një i burgosur gjendet i v*rur në Burgun e Sigurisë së Lartë

Një i burgosur ka humbur jetën mbrëmjen e sotme...

Gazmend Muhaxheri: Sot i dhamë një shansë të re Abdixhikut

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se konfirmimi...

Dezinsektimi i kushton afro 800 mijë euro Komunës së Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratën që do të...

Juventusi udhëheq kampionatin me 8 pikë diferencë nga vendi i dytë duke vendosur një dorë në titullin e gjashtë radhazi, ndërsa edhe në Ligën e Kampionëve është me një këmbë në çerekfinale pas fitores kundër Portos 0-2 në Portugali.

Por jashtë fushe, gjërat nuk po shkojnë aq mirë për Juventusin.

Bardhezinjtë janë përfshirë, edhe pse tërthorazi, në një hetim të antimafias italiane.

Bëhet fjalë për një hetim në lidhje me çështjen e biletave në “Juventus Stadium”, ku mes tifozëve kanë përfituar edhe Saverio Dominello dhe djali i tij Rocco, dy emra të njohur të “Ndranghetas”, që dyshohet se kontrollonin “tregun e zi” të tyre.

“Ka prova që dy drejtues të Juventusit dhe të stadiumit kanë pasur kontakte me këta dy persona në lidhje me abonimet dhe shpërndarjen e biletave dhe mes këtyre kontakteve nuk përjashtohet as Presidenti Agnelli”, thuhet në një raport të Prokurorit Federal, Giuseppe Pecoraro.

Mediat italiane raportojnë se eksponentë të “Ndranghetas” ishin abonentë tek sektorët ultras të Juventusit, ndërkohë që sqarohet se për asnjërin prej drejtuesve të “Bardhezinjëve” nuk ka nisur hetim.

E kur flitet për mafian, gjërat në Itali bëhen mjaft serioze, aq sa çështja dhe raporti prej 5 mijë faqesh ka përfunduar në Komisionin Parlamentar Antimafia.

Të Fundit

Sport

ShowBiz