Mërgim Lushtaku, drejtor në Departamentin për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave, në Ministrinë e Administratës Publike, ka mbetur pa biznes privat, pas vërejtjeve të dhëna nga AntiKorrupsioni se Lushtaku, gjendet në konflikt interesi.
Mirëpo Lushtakut këto vërejtje duket t’i kenë hyrë në punë, pasi ka vendosur të heq dorë nga e drejta e të qenurit drejtues i biznesit, shkruan Gazeta Fjala.
Ndërkohë sipas AKK-së, Lushtaku i ka sjellur të gjitha dokumentet e nevojshme se ka hequr dorë nga biznesi.