Anthony Joshua do të përballet me Joseph Parker këtë të shtunë në Cardiff.
Të dy boksierët janë pa humbje deri më tani, ndërsa njëri nga ta ka mundësi që të shtunën të njoftohet me disfatën e parë, shkruan Periskopi.
Boksieri britanik ka thënë për BBC Sport se së fundi ka shikuar meçet e Lennox Lewis, i cili kishte fituar tre titujt IBF, WBA dhe WBC në vitin 2000.
“Kjo është një histori,” ka thënë Joshua.
“Kjo është një luftë unike mes dy boksierëve të peshave të rënda që nuk kanë pësuar humbje dhe ky meç do të luhet në Britani.
“Ai (Parker) është shumë i rrezikshëm, por kur boksierët do të përballen me mua ata vijnë 30 përqind më shumë të përgatitur,” përfundoi Joshua.
Kujtojmë që Parker ka të zhvilluar 24 meçe, 24 fitore – 18 me KO. Kurse, Joshua 20 meçe, 20 fitore – 20 me KO. /Periskopi/