back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeANP “Adem Jashari” realizon konkurs artistik për fëmijë

ANP “Adem Jashari” realizon konkurs artistik për fëmijë

Të ngjajshme

Ajri i ndotur në Kosovë, këshillohet që personat e ndjeshëm të shmangin daljet

Sipas platformës “IQAir”, ku bëhen matjet e cilësisë së...

Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, policia jep detaje

Një grabitje  e armatosur ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme...

Haradinaj darkon me studentët e Prishtinës që aderuan në AAK nga Kreshnik Smajlaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,...

Ikballja: Ja çka do i bëja Bias në shtëpinë e BBVK

Ikballe Berisha Huduti ishte e ftuara e radhës në...
- Advertisement -

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve ANP “Adem Jashari” ka organizuar konkursin për punimin më të mirë artistik, ku të drejtë pjesëmarrje kanë pasur të gjithë fëmijët e moshave nga 6 deri në 11 vjet.

Nën ritmet e muzikës dhe performancës së grupeve argëtuese, fëmijët kanë pasur rastin të shpalosin kreativitetin e tyre në ekspozitën me punime në hapësirat e ANP “Adem Jashari”.

Ngjarja është zbukuruar edhe më shumë me këngët dhe vjershat e recituara nga vogëlushët, të cilat kishin ardhur në mënyre të organizuar së bashku me mësueset e tyre.

Me qëllim të përkrahjes dhe inkurajimit të fëmijëve për të zhvilluar kreativitetin e tyre artistik, njëherit janë shpërblyer punimet me të mira dhe janë ndarë dhurata të ndryshme për fëmijët pjesëmarrës.

Kompania Limak që menaxhon me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” po mbështet në vazhdimësi projektet e përgjegjshme ndaj shoqërisë.

Përveç përfshirjes së tyre në ngjarje të tilla, aeroporti tashmë për disa vite pranon në vizita grupe të fëmijëve të cilët kanë rastin të mësojnë më shumë për aviacionin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz