Spikerja e njohur e lajmeve në Radio Televisionin Publik të Kosovës, Anita Muçaj – Haradinaj, ka qenë njëra ndër të ftuarat në emisionin e radhës të “Shiko kush luan”.

Në një prej lojërave të këtij emisioni, ajo është gjendur përballë gazetares Rudina Xhunga në sfidën “Ndaje ose digju”.

Ajo duhej të tregonte të vërteten e një pyetje që do t’i parashtrohej nga kundërshtarja e skuadrës tjetër, në rastin konkret Rudina, ose në të kundërtën do duhej të shijonte ushqimet ekstrem pikante.

 

Në një nga pyetjet më provokuese që stafi kishte përgatitur për të, Anita nuk refuzoi të përgjigjet.