back to top
Saturday, September 27, 2025
BallinaLajmeAngazhime të mëdha – KM njofton për një tjetër takim të Kurtit,...

Angazhime të mëdha – KM njofton për një tjetër takim të Kurtit, atë me kryeministrin nga Grenada

Të ngjajshme

Kusari: Pezullimi i Dialogut Strategjik u bë për shkak të vlerësimeve që lidhen me Kushtetuesen

Mimoza Kusari-Lila, kryetarja e Alternativës, ka thënë se nuk...

Ekskluzive: Arrestohet dileri në Prizren, kapet me 17 paketime marihuanë

Një aksion i njësisë antidrogë të Policisë së Kosovës...

Trumpi ia drejton gishtin Melanias pas bisedës tensionuese në helikopter

Kamerat jashtë Shtëpisë së Bardhë kanë kapur një moment...

Ekskluzive: Arrestohet dileri në Prizren, kapet me 17 paketime marihuanë

Një aksion i njësisë antidrogë të Policisë së Kosovës...

Qeveria ka bërë të ditur se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka pritur në takim kryeministrin e Granadas, Dickon Amiss Thomas Mitchell. Ky takim, siç bën të ditur ZKM-ja, është mbajtur në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York.

Në njoftim shtohet edhe se, gjatë këtij takimi që është i dyti në dy vitet e fundit, Kurti ka shprehur mirënjohjen e tij për Qeverinë e Grenadës për mbështetjen e saj të gjatë për Kosovën, përfshirë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

‘‘Bashkë diskutuan për marrëdhëniet dy palëshe dhe për mundësitë që dy vendet ofrojnë për bashkëpunim më të madh dhe partneritet më të fortë, si dhe për zhvillimet dhe situatën gjeopolitike dhe ndikimin e tyre’’, thuhet në njoftimin e ZKM–së.

Po ashtu, theksohet se Kurti e ka ftuar homologun e tij nga Granada për vizitë në Kosovë dhe për të konkretizuar më tej vullnetin e të dy palëve për bashkëpunim.

Pos kësaj, shtohet edhe se, në takim morën pjesë edhe zëvendësministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi dhe konsulli i përgjithshëm i Kosovës, Blerim Reka.

Ndërsa më herët, përveç këtij takimi, u bë e ditur se Kurti ka zhvilluar një takim bilateral me homologun e tij të Belizesë, John Briceño.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz