back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeAnëtarët e PDK-së në KQZ: Procesi në Mitrovicë është i dëmtuar dhe...

Anëtarët e PDK-së në KQZ: Procesi në Mitrovicë është i dëmtuar dhe është cenuar integriteti i zgjedhjeve, për largimin tonë vendos Kryesia

Të ngjajshme

Dallaveret me vota në Malishevë, Prokuroria del me detaje

Pas intervistimit të 50 komisionerëve për manipulim me rezultatin...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Ndalohen 18 komisionerë për rastin e manipulimit të rezultatit zgjedhor, në Malishevë

Në stacionin policor në Gjakovë është duke vazhduar marrja...

Anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Ilir Gashi dhe Arianit Elshani kanë njoftuar se tanimë do dorëzojnë në PZAP ankesën e tyre në lidhej me parregullsitë në procesin zgjedhor të balotazhit në Mitrovicë të jugut.

Në një deklarim për media, Arianit Elshani deklaroi se me të marrë informacionet dje për fletëvotimet e klasave të tjera që janë gjetur e nga një shkollë në tjetër kanë shkuar aty për të vëzhguar dhe monitoruar procesin e numërimit të kutive të votimit.

“Ajo çka kemi parë është shqetësuese për neve si PDK e anëtarë të KQZ-së. Sot keni parë një konferencë për media ku ankesa do të dorëzohet në PZAP e do të vazhdohet më pas në organet e tjera varësisht nga vendimi i PZAP-së. Në sytë e qytetarëve ky proces tanimë është i dëmtuar dhe është cenuar integriteti i zgjedhjeve dhe presim një vendim nga PZAP.Kjo çka ka ngjarë këtu e lëndon komplet procesin e votimit këtu në Mitrovicë të jugut”,deklaroi Elshani.

Ai është pyetur për vendimin që tanimë mori Prokuroria që të nis sërish numërimi i votave në Mitrovicë, meqë rast tha se s’kanë pranuar ende asnjë komunikim.

“Ne zyrtarisht ende s’e kemi pranuar atë komunikim, konsideroj se të gjitha organet e PDK-së do ta shqyrtojnë e do të dihet nëse do të marrin pjesë ekipet e numërimit.Ekipet e numërimit gjatë ditës së djeshme janë larguar se nuk kanë dashur të legjitimojnë një proces për të cilin kanë dyshuar dhe secili dyshon nga ajo çfarë kemi parë përmes video-incimeve”,shtoi ai, shkruan lajmi.net.

Ai dhe Gashi u pyetën edhe për deklarimin e kryetarit të Skenderajt, Fadil Nura i cili tha se qëndrimi i dyshes në kuadër të zhvillimeve në Mitrovicë është për keqardhje dhe se Memli Krasniqi duhet t’i shkarkojë nga detyra.

“Unë konsideroj se ky është një vendim i organeve të partisë, ne delegohemi nga kryesia dhe Kryetari i partisë dhe konsideroj e mendoj se është çështje që të diskutohet brenda organeve. Unë edhe ashtu e kam mandatin e fundit”./Lajmi.net/

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz