back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeAnëtarët e kryesisë së LDK’së që kundërshtuan sot koalicionin me Vetëvendosjen

Anëtarët e kryesisë së LDK’së që kundërshtuan sot koalicionin me Vetëvendosjen

Të ngjajshme

Ylli i Arsenalit mund t’i humbasë edhe disa ndeshje shkaku i lëndimit

Arsenali ka zhvilluar një sezon shumë të mirë deri...

Ribery përfshihet në dosjet e Epstein: Akuza të rënda për sulm dhe përfshirje në prostitucion

Emri i ish-futbollistit francez 42-vjeçar Franck Ribéry shfaqet në...

Roma i kthehet fitores, mposht Cagliarin

Roma ka arritur të fitojë sonte në “Olimpico”. Ata mposhtën...

Mësohet nga burime të sigurta brenda kryesisë së LDK’së se disa prej anëtarëve në mbledhjen e sotme kanë qenë kategorikisht kundër një marrëveshjeje me Lëvizjen Vetëvendosje. Në fund është vendosur që të vazhdohet negociatat, megjithatë LDK’ja ka disa refuzues në parim.

Lidhja Demokratike e Kosovës mund të mos ketë pesë emrat që Albin Kurti ia kërkoi për ministra, megjithatë ka një listë të anëtareve të kryesisë, të cilët kundërshtojnë formimin e Qeverisë me Vetëvendosjen. Kjo listë është më e gjatë se numri i emrave që po kërkohen për ministritë.

Nënkryetari i partisë, Agim Veliu, është një nga ata që është shprehur kundër bashkëpunimit me Lëvizjën Vetëvendosje.

Bashkë me të edhe ish-shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, por edhe ish-ministri i Jashtëm, Skender Hyseni.

Të tretë, Veliu, Hyseni e Hoti përbënin delegacionin që ditë më parë u takuan me Richard Grenell, emisar i posaçëm Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi.

Përveç tyre, sipas të njëjtave burime, kundër është shprehur edhe ish-kandidati për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi.

Po ashtu edhe deputeti i zgjedhur Florian Dushi, e anëtari i kryesisë Naser Osmani.

Edhe kryetarja e forumit të gruas së LDK’së, Lirije Kajtazi, sipas burimeve të Expressit brenda mbledhjes, është deklaruar kundër bashkëpunimit me partinë e Kurtit.

Burimet brenda mbledhjeve të sotme i kanë thënë Expressit se në fund kanë arritur të pajtohen të gjithë anëtarët për të vazhduar negociatat me LVV’në.

Një gjë e tillë u tha edhe në komunikatën që LDK’ja e publikoi pas mbajtjes së mbledhjeve.

“LDK-ja konsideron se partisё qё ka dalё e para i takon pёrgjegjёsia pёr tё themeluar instuitucionet. LDK-ja, edhe njё herё shpreh gatishmёrinё qё tё vijojё bisedimet me Lёvizjen Vetёvendosje, mbi bazёn e mirёbesimit dhe tё partneritetit.

Në këtë njoftim i bëhej thirrje LVV’së që të bëhej një ndarje e barabartë e pushteteve, ashtu që të mund të bëhet e të funksionojë një koalicion mes tyre.

“LDK-ja vlerёson se pushtetet e balancuara dhe pёrgjegjёsitё e pёrbashkёta janё jetike pёr funksionimin e koalicionit tё mundshёm, si dhe pёr funksionimin demokratik tё institucioneve”.

Ndërkaq kreu i Lëvizjës Vetëvendosje, Albin Kurti, sot përmes një videomesazhi i ka propozuar pesë emrat e pesë ministrive që do t’i ofronte VV’ja dhe i ka kërkuar LDK’së që të propozoi pesë emrat e saj për ministra dhe një për zëvendëskryeministrin e parë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz